Eksperti i rrjeteve sociale e spjegon skemën e mashtrimit që po bëhet me emrat e figurave të njohura

Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, ka spjeguar më detajisht për skemën e mashtrimit që po bëhet në Kosovë, kryesisht me emrat e figurave të njohura.

Përmes një postimi në Facebook, Hasku ka shkruar se një gjë e tillë po ndodhë si pasojë e mungesës së edukimit medial dhe vetëdijes së përdorimit të rrjeteve sociale, ku njëkohësisht ka bërë thirrje që qytetarët të kenë shumë kujdes, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Teksa, në vazhdim të postimit, eksperti i rrjeteve sociale, ka listuar disa konkluzione të tij që kanë dërguar deri tek mashtrimet e ndryshme.

“Kohet e fundit po ju dalin disa ads te cuditshme nga disa faqe ne fb me gazetare e analista te Kosoves, kryesisht po pretendohet se kane vdek. Mungesa e edukimit medial dhe vetedijes se perdorimit te rrjeteve sociale, fatkeqesisht i bon shume njerez me ra pre e ketyne, sidomos masi e kane bo kaq te avancume, andaj ju lutem, SHUME KUJDES!”, ka shkruar Hasku.

Përvec këtyre, Hasku ka marrë shembull kur në raste të ndryshme bëhet thirrje për investime në një “platformë kriptovalutash”, për të cilat ka thënë se paratë që barten aty, përveç zhdukjes së tyre, mund të pasohet edhe me rreziqe tjera të panjohura.

“Ne fakt pastaj hapet nje link, me informatat si me poshte. Eshte nje scam, ku ju bohet thirrje me nje interviste te sajuar per me investu ne nje ‘platforme kriptovalutash’. Paret qe i qitni aty potencialisht, vec mundeni me i pershendet, e rreziqet munden me qene edhe pertej asaj”, thuhet tutje në postimin e Haskut.

/Repoteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share