Për ata që duan të plaken sa më të shëndetshëm, të ushtroni dhe të ushqehesh mirë janë ndër këshillat më të zakonshme që i marrin nga ekspertët shëndetësor.
Por angazhimi social, miqësia dhe ‘të qeshësh mirë’ janë po aq të rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm deri në pleqëri, thotë profesoresha Rose Anne Kenny.
”Pjesëmarrja shoqërore, miqësia, marrëdhëniet shoqërore janë po aq të rëndësishme sa të gjitha masat e tjera për të cilat kemi folur kaq shpesh, si stërvitja, dieta dhe aktiviteti fizik, madje edhe pirja e duhanit”, shtoi ajo.
Një sërë studimesh kanë treguar se të qenit i vetmuar është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për të humbur kujtesën.
Ata tregojnë se izolimi është i lidhur me pjesën më të vogël të trurit dhe vështirësitë me aftësitë jetësore, të tilla si aftësia për të planifikuar, për të kushtuar vëmendje dhe për të mbajtur mend.
Profesoresha Kenny thotë se ata që janë tejet të izoluar socialisht, janë më të rrezikuar nga shëndeti i dobët i trurit.
Përveç këtij rreziku, vetmia është lidhur me inflamacionin kronik.
”Inflamacioni kronik mund të jetë mosfunksionimi ose anomalia themelore biologjike që mbështet të gjitha sëmundjet e mëdha që ne dimë kanceri, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru”, shpjegoi Kenny.
Ajo shtoi se është e rëndësishme që të përpiqeni sa më shumë për të krijuar miqësi, ashtu si bëni për të zgjedhur ushqimet tuaja ose për të zgjedhur një aktivitet fizik që ju pëlqen.
Përveç takimit me miqtë, ajo rekomandoi vullnetarizmin, bashkimin në një klub ose shkuarjen në klasa ushtrimesh për të përfituar nga ndërveprimi në grup.