Ekspertët: Të tërhiqen propzim ndryshimet ligjore për korridorin 8 dhe 10D

“PROCEDURAT PARLAMENTARE TË ZHVILLOHET ME PROCEDURË TË RREGULLTE DHE JO TË SHKURTUAR”

Ekspertët juridik kërkojnë tërheqjen e propozim ndryshimeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, percjell KlanM.

Ata kërkojnë që procedurat për këto propozim ndryshime të mos jetë me procedurë të shkurtuar por të rregullt.

Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci Societas Civilis, gjatë debatit “Rritje e rreziqeve nga ndryshimet e shpejta për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D”, tha se miratimi special i ligjeve paraqet në vetvete rrezik nga korrupsioni.

“Ajo që çfarë mund të shihet nga këto ndryshime është se, jo vetëm që përshpejtohen procedurat, ashtu siç thuhet në arsyetimet shumë të shkurta të ndryshimeve të propozuara, por ndryshohen procedurat, ndryshohet karakteri i tyre dhe me atë, edhe mënyra e mbrojtjes së këtyre të drejtave dhe vlerave. Me ligjin special u anashkalua edhe ligji për furnizime publike. Tani me përjashtime, në ligjet aktuale nga këto tema për të cilat fola parashihen sërish përjashtime dhe vet ajo është rrezik nga korrupsioni, flet për probleme të mundshme më tej” – tha Misha Popoviq, instituti për demokraci Societas civilis.

Ndërkohë, Ordançe Petrov nga Shoqata e Arkeologëve të Maqedonisë, sic njofton KlanM, theksoi se ndryshimet e ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore tani për tani janë tërhequr nga procedura parlamentare, por sipas tij, nuk është e sigurt së ashtu do të mbetet.

“Përderisa nuk e marrin marrëveshjen, nuk mund ta dimë saktë çfarë kurthe përmban. Sa i përket ligjit për planifikim urbanistik dhe ligjit për ndërtim, të cilët parashohin ndërtim vetëm me projekt urbanistik, është i mundshëm anashkalimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të cilat nuk do të kenë mbikëqyrje në zbatimin e kushteve të mbrojtës së konservimit gjatë ndërtimit të këtij projekti infrastrukturor” – tha Ordançe Petrov, shoqata e arkeologëve të Maqedonisë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar në lexim të parë tetë gjithë që kanë të bëjnë me këto projekte. Ndërkohë, ndryshimet e propozuara tani duhet të diskutohet nëpër komisionet amë dhe të kthehen në seancë plenare. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share