Ekskluzive në “Aldo Morning Show”: Garoi për Shqipërinë, Gentiana Beqa shpallet kampione bote në bodybuilding

Marin  Meksi, diplomati dhe kampioni i bodybuilding, ndau një lajm ekskluziv në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Vetëm gjysmë ore më parë, Gentiana Beqa është shpallur kampione e botës në bodybuilding si përfaqësuese e Shqipërisë. Beqa është shqiptare e Kosovës, por së fundmi ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe ka garuar me ngjyrat e flamurit tonë.

 

Marin Meksi: Nëse më lejoni në radhë të parë ta ndaj ekskluzivisht për emisionin dhe televizionin tuaj një lajm shumë të rëndësishëm jashtë temës, nëse më lejoni.

Aldo: Çfarë ka ndodhur?

Marin Meksi: Sapo është shpallur në emër të llogarisë së Republikës së Shqipërisë kampionia e botës, kampionia e fundit e botës, para gjysmë ore, zonja Gentiana Beqa kështu është një lajm shumë i gëzueshëm që doja ta ndaja ekskluzivisht me ju.

Aldo: Ti rrofsh, por kampione e botës për?

Marin Meksi: Bodybuilding. Në Kore.

Megi Latifi: Shqiptare është?

Marin Meksi: Është shtetase e Kosovës, tani ka marrë dhe pasaportën e Shqipërisë.

Megi Latifi: Para gjysmë ore ka ndodhur kjo?

Marin Meksi: Para gjysmë ore. Kemi luftuar gjithë natën me pjesën e lobimit, me pjesën e luftërave brenda llojit, ju e keni të qartë se si ndodh në arenat e mëdha botërore, kështu që ishte vërtet një fitore shumë e madhe.

Aldo: Nuk është çmimi i parë i kësaj sepe nga ç’mbaj mend, edhe në 2017.

Marin Meksi: Është e vërtetë, por për herë të parë me flamurin shqiptar, ka marrë pasaportën shqiptare dhe garon për ngjyrat kuq e zi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share