Ekskluzive: Naim Bajrami zëvendëson Azir Aliun në MSHIA

Naim Bajrami zëvendëson Azir Aliun në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, mëson Klan Maqedoni.

Naim Bajrami nga Shkupi do të zëvendëson Azir Aliun pasi ky i fundit të shkarkohet nga posti për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Kjo vjen pasi Aliu u rreshtua në krah të kreut të ASH-së, Arben Taravari pas përplasjeve në këtë parti se kush shkon me opozitën e kush del vetëm në zgjedhje. Këto diskutime brenda ASH-së erdhën pas shkrimit të Taravarit në rrjetin social facebook ku kërkoi nga partia dhe ndjekësit e tij të shkojë të përkrahë dhe të bashkangjitet me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share