Ekskluzive Klan M/ Palevski mbërriti në Maqedoni, u transferua në burgun e Shutkës!

Televizioni Klan Macedonia ka mësuar ekskluzivisht se Palevski ka ardhur nga Turqia me një fluturim komercial nga Stambolli dhe tashmë po mbahet në burgun e Shutkës.

Më shumë informacion priten nga Ministria e Brendshme.

Palevski dyshohet për dy vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Panço Zhezovskit.

Ai është në arrati që nga fundi i nëntorit. Të dyja vrasjet tmerruan publikun.

Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska u krye pasi ishte rrëmbyer teksa ishte duke shkuar në shkollë. Është likuiduar afër Shkupit.

Katër persona të tjerë dyshohen për vrasjet, mes tyre edhe babai i të vrarës Vanja, i cili u la në arrest shtëpie javën e kaluar. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share