Ekonomist: RMV me progres në demokraci – vlerësim të ulët për Kulturën Politike

RMV-ja CILËSOHET SI “DEMOKRACI ME MANGËSI”  

Maqedonia e Veriut është “demokraci me mangësi” dhe me kulturë të ulët politike. Kështu është vlerësuar vendi në Raportin më të fundit për Indeksin e Demokracisë, ku, sic njofton KlanM, janë analizuar 167 vende dhe të njëjtat janë renditur në katër kategori; demokraci të zhvilluara, demokraci me mangësi, regjime hibride dhe regjime autoritare.

Tre vende të Evropës Lindore, Moldavia, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut, në vitin 2021 nga “regjime hibride” kanë kaluar në “demokraci me mangësi”. Këto vende, sic percjell KlanM,  sërish shënojnë përmirësim të rezultateve në vitin 2022 – thuhet në raportin e “Ekonomist”.

Me indeksin 6.10 dhe me vendin e 72 në listë, Maqedonia e Veriut mbetet në grupin “demokraci me mangësi” dhe për një vend ka shkuar më lart nga rangimi paraprak.

“Rezultati i RMV-së përmirësohet në mënyrë margjinale. Nga 6.03 në vitin 2021 në 6.10 në 2022, për shkak të përmirësimit në vlerësimin për liritë qytetare, derisa ulet vlerësimi për funksionalitetin e Qeverisë” – thuhet në vlerësimin e “Ekonomist” për Maqedoninë e Veriut.

Sa u përket fqinjve, Bullgaria rangohet në vendin e 57-të me indeks 6.53, Mali i Zi – 6.45, Greqia – 7.97, Shqipëria – 6.41 dhe Serbia – 6.33 gjithahstu vlerësohen si “demokraci me mangësi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share