SHUME QYTETARE JANE TE PASHPRESE SE SITUATA EKONOMIKE MUND TE NDRYSHOJE
Cështjet ekonomike mbeten problemi kryesor për turqit edhe pas fitores së garës presidenciale nga Erdogan. Shumë qytetarë janë të pashpresë se situata ekonomike në vend mund të ndryshojë.
Zgjedhjet përfunduan por problemet ekonomike në Turqi vijojnë ende .
Disa qytetarë shpresojnë që nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan situata ekonomike në vend do të përmirësohet .
Jeta dhe kushtet ekonomike po i dëshpërojnë njerzit . Shpresoj që tani e tutje do të prezantohen programe ekonomike më të mira për qytetarët.
Ka nga te tjerë që nuk besojne se ekonomia do të rimëkëmbet.
Natyrisht ne kemi probleme me ekonominë , punën dhe arsimin në Turqi. Por nëse presidenti harron të kaluarën dhe ecën përpara, mund të bëhet më ire. Edhe pse nuk kam asnjë shpresë.
Monedha e Turqisë ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.
Nuk jam i sigurt se çfarë të pres. Mendoj se gjërat do të vazhdojnë ashtu siç janë ose edhe do të përkeqësohen, sepse valuta e huaj është në rritje, kështu që situate ekonomike është shumë e vështirë. Nuk do të jetë problem për të pasurit, por jeta do të bëhet më e vështirë ata që kanë të ardhura të ulëta dhe pensionistët.
Premtimet për përmirsimin e situatës ekonomike në Turqi nga lideri i opozitës Kemal Këllëcdarullu nuk mjaftuan që ai të fitonte garën presidenciale.