Ejup Rustemi pranon se autostradat e Maqedonisë nuk janë të sigurta

Mirëmbajtja e autostradave nuk është në nivelin e duhur dhe kjo ndikon në sigurinë e komunikacionit. Kështu konstatoi në Klan Debat dretjori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për shërbime dhe rrugë më të sigurta dhe të mirëbajtura sepse vet i paguajnë harxhimet përmes pikëpagesave rrugore. Për këtë qëllim, sipas Rustemit, ndërmarrja që ai drejton ka angazhuar edhe kompani tjera private përmes prokurimeve publike.

“Është e vërtetë se në këtë mënyrë ne nuk kemi siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk po mirëmbahen ashtu si duhet”, pranon Rustemi.

Ai shtoi se nga sot do të fillojë mirëmbajtja e autostradave prej kompanive private./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share