Efekti domino: Shkollat denoncojnë raste të dhunës përmes rrjeteve sociale

Policia ka vepruar në tri raste në shkolla të Shkupit

Përmes rrjetit social “Tik-Tok”, tre nxënëse të një shkolle të mesme në Shkup, kanë kërcënuar një nxënëse tjetër të shkollës ku kanë mësuar. Rasti është denoncuar në MPB, të cilët i kanë ftuar për bisedë të katër të implikuarat dhe prindërit e tyre.

“Më 05.05.2023, zyrtarë policor të Stacionit Policor Qendër pranë SPB-Shkup kanë kryer bisedë zyrtare me E.R (18) dhe tre 17-vjecare të mitura, të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Shkup, ku kanë marrë pjesë edhe prindërit e tyre, pas denoncimit nga punonjës të shkollës se nxënëset nëpër rrjete sociale kanë postuar përmbajtje kërcënuese ndaj nxënëses dhe personave tjerë”, thonë nga MPB.

Policia dje ka interevenuar edhe në dy raste të ngjashme. Një 16 vjeçar ka kërcënuar profesorët, duke publikuar fotografi në rrjete sociale me përmbajtje kërcënuese. Drejtori i shkollës e ka denoncuar rastin tek organet e rendit.

“Zyrtar policor të SPB-Shkup, kanë ndaluar një të mitur 16-vjecar, duke vepruar sipas denoncimit të drejtyorit të shkollës, për shgkak të publikimit në rrjetin social të përmbatjes kërcënuese për jetën e profesorëve. Është njoftuar Prokurori Publik dhe kundër personit do të ngritet kallëzim adekuat penal për cënimin e sigurisë”, thonë nga MPB.

Ndërkaq, një nxënës 13-vjecar nga Çairi, gjatë ditës së djeshme, ka nxjerrë një revole plastike dhe ua ka drejtuar nxënësve. Policia në prezencë të prindërve, pedagogut, psikologut dhe Drejtorit të shkollës kanë zhvilluar bisedë zyrtare me nxënësin e mitur. Për rastin në fjalë shtë njoftuar edhe Qendra për punë sociale. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share