Eduard Xhozef: Bullgaria sillet si eksploator ndaj RMV-së

“RADEVI ËSHTË ALEATI I PUTINIT NË BALLKAN”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Bullgaria nuk i plotëson detyrimet e saj, si vend anëtar i BE-së dhe sillet si eksploator ndaj Maqedonisë së Veriut, me kushtet e vendosura për negociatat aderuese, thotë profesori universitar amerikan Eduard Xhozef. Për momentin me këtë i bëhet shërbim Presidentit rus Putin, i cili në Ballkan mund të konsiderohet “fitues edhe pa luftë” për shkak të hezitimit të BE-së dhe mosplotësimit të premtimeve që i jep Brukseli. Në bisedë për TV Klan Maqedoni, Xhozef thekson se Bullgarisë nuk i pëlqen fakti që Greqia tashmë e ka pranuar kombin dhe gjuhën maqedonase.

Në dialogun në mes liderëve evropianë, amerikanë dhe atyre ballkanikë, këtyre ditëve në Ohër, dominoi qëndrimi se nuk janë të nevojshme zëvëndësime për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Bllokada nga Bullgaria është eksploatore dhe e padrejtë, thotë Eduard Xhozef, profesor në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i rajonit.

“Nuk është dashur as të vijë deri te kjo. Kjo është shkelje e detyrimeve nga ana e Bullgarisë si vend anëtar i BE-së, eksploatim total, madje edhe marrëdhënie e padrejtë, sepse Maqedonia e Veriut dhe Greqia, së bashku si partnerë, hynë në kompromis të vërtetë që quhet Marrëveshja e Prespës. Do të thotë se ky vend ka bërë dhe ka ndërmarrë hapa, por theksoj – edhe Greqia ka bërë lëshime të mëdha. Në fakt pikërisht ato lëshime janë një pjesë e arsyes pse Bullgaria e bën këtë – Greqia e pranoi kombin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, gjë që Bullgarisë nuk i pëlqen. Do të thotë kjo është eksploatim dhe përveç kësaj kjo situatë ka potencial t’i ndihmojë Vladimir Putinit dhe Rusisë, në këtë rajon.” – deklaroi Eduard Xhozef, SHBA.

-Nuk e dimë çfarë saktësisht do të ndodhë gjatë samitit të BE-së, pas disa ditësh, por në qoftë se vetoja mbetet a do të jenë Maqedonia e Veriut dhe rajoni edhe më të rrezikuara dhe më të hapura për ndikime nga Kremlini?

“Përgjigja është sigurisht po, do të jetë kështu dhe mendoj se askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Pse? Sepse pikërisht ky është qëllimi i Vladimir Putinit. Njerëzit vazhdimisht më pyesin a do të ketë luftë të re. Përgjigja ime është se nuk është e domosdoshme të ketë luftë të re që Vladimir Putini të fitojë. Mund të ndodhë, duhet të jemi të shqetësuar për këtë, nuk mund ta përjashtojmë, për shembull në Bosnjë mund të vijë deri te dhuna që mund të eskalojë, por vërtetë Putini mund të fitojë edhe pa asnjë luftë. Ky lloj i pasigurisë është fitore për të, ai mund ta demonstrojë këtë – e shihni, BE-ja dhe SHBA-të nuk i plotësojnë premtimet e tyre, ata nuk arrijnë as ta stabilizojnë rajonin. Përveç kësaj ka ai ka aleatë në rajon. Në Bullgari e ka Presidentin Radev, ndërsa në Serbi e ka Presidentin Vuçiq. Do të thotë ka dy aleatë të mëdhënj në këtë rajon.” – deklaroi Xhozev.

Në bisedë për Klan Maqedoni, Xhozef thotë se edhe krahas faktit që Evropa duhet ta kryejë detyrën e saj në Ballkan, SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë aq sa munden në zgjidhjen e disa “pikave kritike të cilat e kanë bllokuar BE-në”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share