Një histori e re e bukur për një luftëtar të vogël vjen nga Klinika Gjinekologjike dhe Obstetrike, Shkup.
Pas 77 ditëve të kaluara në Repartin e Mjekimit Intensiv dhe Terapisë (ICU) të ISHP, i vogli Edon Spahiju dje ka shkuar në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme dhe me konstatime normale të funksioneve jetësore, përcjellë Klan M.
“Ai ka lindur në javën e 27-të të shtatzënisë me peshë vetëm 940 gram dhe ne e kemi dërguar me peshë trupore 2110 gram. I urojmë Edonit shumë shëndet, fëmijëri të gëzueshme dhe lumturi. Falënderojmë prindërit e tij për durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së luftës së përbashkët, në të cilën meritën më të madhe e ka luftëtari i vogël Edoni”, thonë nga spitali shtetëror Shkup, reparti gjinekologjisë. /KlanMacedonia/