Garuesi i vetëm shqiptar në ekipin e Maqedonisë së Veriut në Lojërat e 33-ta Olimpike, “Praisi 2024”, xhudisti Edi Sherifovski, shprehet tepër optimist se në këto gara mund të shënon sukses në pritje të debutimit në këto gara. Ai thotë se është maksimalisht i përgatitur edhe pse konkurrenca në Lojërat Olimpike gjithmonë është e madhe por ka besim tek vetja dhe forma aktuale
“Jam shumë optimist për këto gara. Ani që janë Lojëra Olimpike, besoj që në këto gara nuk ka favorit. Çdo garues prej 3 xhudistëve që janë në kategorinë -81 kg mund të bëhen kampion. Unë faroj të martën më 30 korrik, ndërsa kundërshtari im i parë është xhudisti Brazilian Schimidt Guilherme. Jam i përgatitur që të dëshmoj veten në këto Lojëra Olimpike”. deklaroi për Klanmacedonia.mk, xhudisti Edi Sherifovski.
Për xhudistin nga Shkupi Edi Sherifovski kjo është Olimpiada e parë prandaj para nisjes në Francë ka deklaruar se, “ndjenja është fenomenale, nganjëherë harroj se do të jem vërtet pjesëmarrës në Lojërat olimpike”.