Edi Rama: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët

Sot më 14 Maj, ka hedhur votën e tij në orën 10:50 Kryeministri i vendit Edi Rama në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit në Tiranë.

Në qendrën e votimit ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Kreu i qeverisë uroi që situata e krijuar nga KQZ me pajisjet e identifikimit biometrik të mos dekurajojë qytetarët të votojnë.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai zgjodhi të mos e komentojë deklaratën e pak minutave më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh se problemet teknike në këto zgjedhje vendore mund të jenë shkaktuar prej ndërhyrjeve nga hakerat.

Pyetje: Kryeministër si e shikoni komentin e paardhësit tuaj i cili thotë se kanë qenë hakerat ata që kanë ndikuar në pajisjet elektronike?

Edi Rama: Edhe unë do t’i përgjigjem kësaj?!/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share