Edi Rama publikon shifrat: Aeroporti “Nënë Tereza” me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë

Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Evropën.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti.

“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ‘patronazhistësh’ të hapësirës ajrore”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share