Eduart Kuqi doli pak ditë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai kërkoi të dilte me dëshirë pasi tha se ka lënë disa punë jashtë që duhet t’i përfundoj.
Edi theksoi gjithashtu se ka pasur një pëlqim për Dianën, por që nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien me Arionin.
“Diana është shumë çikë e bukur. Rrjedh prej një familje shumë të mirë se ia njoh edhe familjen”, tha ai.
Ai shtoi: “Thjesht, mua nuk më duket se përshtatet me atë tip hiç, as në dukje. Kur ta shikon Dianën, si të krahasosh Bugattin me Fiat. Shumë diferencë e madhe. Djalë i mirë, po nuk përshtatet me të”.