“Edhe kryeministrit i kishte rënë në hise të merret me tubimin” – Mexhiti: Gjithë ai angazhim për një sallë të vogël

Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe njëri nga drejtuesit e të pakënaqurve në këtë parti, i ftuar në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin komenton tubimin e BDI-së në Çair. Sipas tij, tubimi është paralajmëruar me pompozitet, duke sjellur edhe këngëtarë për të mbledhur më shumë njerëz. Angazhimi i tillë sipas Mexhitit, është i tepruar.

“E habitshme se si gjithë ai angazhim për të mbushur një sallë të vogël… Edhe kryeministrit i kishte rënë në hise të merret me tubimin e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share