Ebola çon në ‘Lockdown’ Ugandën

Uganda sërish në ‘Lockdown’, prej tre javësh tashmë. Shkaku nuk është Covid-19, situatë e njohur për të gjithë, por virusi Ebola. Rritja e rasteve gjatë muajit Shtator ka detyruar autoritetet të vendosin pikërisht masa ekstreme për të evituar përhapjen e virusit, që prej vitesh nuk po çrrënjoset dhe për të evituar që të dalë jashtë kufijve të vendit. Deri tani rastet e konfirmuara janë 109 dhe 30 të vdekur.

Ebola është një virus mjaft vdekjeprurës, dhe ekzistojnë disa variante. Për njërin prej tyre para pak kohesh u miratua edhe një vaksinë, por në rastin e variantit aktual në Ugandë, nuk ka dhënë rezultat. Në të kaluarën ka krijuar epidemi të mëdha dhe shumë problematikë në Afrikë.

Sëmundja transmetohet nëpërmjet sekrecioneve trupore dhe shkakton koagulim të gjakut. Simptomat fillestare janë temperaturë, lodhje, dhimbje muskulare, të vjella, diarre, probleme me mëlçinë dhe veshkat dhe gjakderdhje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share