“E treta – e Vërteta” për Qendrën Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë

Nëse “dita e mirë shihet që në mëngjes”, qytetarët e Komunës Qendra Zhupë përfundimisht do të zgjedhin Kryetarin e Komunës, pasi paraprakisht pati dy dështime. Kështu të paktën thonë zyrtarët nga Komisioni Komunal Zgjedhor por edhe qytetarët e anketuar nga Klan Macedonia.

Gazetari Avni Tairi raporton se gjatë orëve të mëngjesit ka patur jehonë të madhe të votuesve, kurse nga Komisioni Komunal Zgjedhor konfirmojnë se jehona e mëngjesit ka qenë ekuivalente me gjithë ditët e zgjedhjeve në dy rastet e dështimit të zgjedhjeve. Kësaj I kanë kontribuar edhe votimi në masë I shumë mërgimtarëve.

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni presin që përfundimisht të zgjidhet Kryetari I Komunës dhe të ketë ndryshime për të mirë në këtë vendbanim që gjithashtu është I goditur nga plaga e mërgimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Mavrovë-Rostushë, në listën zgjedhore janë të regjistruar 7.154 votues kurse në Qendër Zhupë 9.946. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share