E tepruan me bakllava dhe përfunduan në spital

Për dy ditë feste ndihmë kanë kërkuar mbi 90 persona

Nuk i rezistuan ngrënies së ushqimeve që janë tradicionale për festën e Bajramit. Disa qytetarë kërkuan ndihmë në klinikat e vendit përshkak konsumimit të tepërt të bakllavasë, sheqerkave dhe ëmbëlsirave të ndryshme. Të tillë kërkuan ndihmë në emergjencë. Mjeku kujdestar në ndihmën e shpejtë Georgi Karamanovski thotë se konsumimi i ëmbëlsirave dhe ushqimit të tepërt ka ndikuar më rëndë te pacinetët me sëmundje kronike me diabet dhe hipertension.

“Karakteristike për këto dy ditë feste mund të theksoj se ka rritje të numrit të qytetarëve të cilët kanë probleme gastrotestinale, gjegjësisht vjellje, probleme me stomakun, barkqitje, dhimje të mëdha të stomakut. Kjo ndodh përshkak konsumimit të ushqimit të tepërt menjëherë pas agjerimit. Këto dy ditë kemi intervenuar 100 herë që është një numër i madh se zakonisht”, tha mjeku i Ndihmës së Shpejtë, Georgi Karamanovski.

Drejtoresha e Klinikës infektive Milena Stevanoviq thjotë se kanë ardhur pacientë për të kërkuar ndihmë por ai nuk ka tejkaluar numrin e pacientëve që zakonisht kërkojnë ndihmë.

“Gjatë festave nuk ka pasur numër të zmadhuar të pacientëve në Klinikën Infektive”, thotë Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Karamaovski thotë se kanë intevenuar në raste si pasojë e aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në ditën e Fitër Bajramit, fatmirsisht personat kanë qenë me lëndime të lehta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share