Boçvarski: Zhvillojmë njejtë të gjitha rajonet e vendit, qytetarët meritojnë infrastrukturë moderne

E ngritëm në nivel më të lartë cilësinë e rrugëve, ndërsa me këtë edhe e rrisim sigurinë e komunikacionit në komuna. Ajo është pjesë e strategjisë sonë zhvillimore në rrjetin e rrugëve në vend për të cilin investojmë më shumë se dy miliardë euro. Qytetarët meritojnë të kenë rrugë më të mira dhe më moderne të cilat në të njëjtën kohë do të jenë edhe në funksion të biznesit, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski gjatë vizitës së punës në komunën Gostivar.

Ministri Boçvarski ishte në mbikëqyrjen e aktiviteteve për rinovim të rrugës lokale nga vendbanimi Zdunjë deri në Debresh në komunën Gostivar, ndërsa që realizohen përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Aksi rrugor është në gjatësi prej 1,2 kilometra, ndërsa investimi është në vlerë prej 18 milionë denarë. Aktivitetet janë pjesë e projektit për përmirësimin e rrugëve lokale në komuna, investim i përgjithshëm prej 70 milionë euro.

Në kuadër të këtij projekti deri më tani janë përfshirë më shumë se 180 rrugë dhe rrugica lokale në më shumë se 60 komuna në shtet.

“Me rindërtimin e këtyre rrugëve dhe rrugicave nëpër komuna po përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve, kemi krijuar kushte për qarkullim më të sigurt nëpër qytete dhe ajo që e konsiderojmë të rëndësishme është edhe rritja e zhvillimit ekonomik lokal të vetë komunave. Ky projekt doli të jetë jashtëzakonisht i mirë sepse shumica e komunave nuk kanë mjete të mjaftueshme në buxhetin e tyre për projekte të tilla. Nga mesi i këtij viti presim të shpallim tenderë për rindërtimin e pesëdhjetë rrugëve në komuna të ndryshme”, tha ministri Boçvarski, me të cilin kryeministri Talat Xhaferi, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe drejtori i Rrugëve Publike dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore Ejup Rustemi.

Më parë, ata kryen mbikëqyrje edhe në ndërtimin e seksionit të autostradës Gostivar – Bukojçan, pjesë e pakos së autostradave që ndërtohen në kuadër të Korridorit 8 dhe 10 d.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski shprehu kënaqësi nga dinamika e ndërtimit dhe theksoi se Qeveria i ka miratuar projektet infrastrukturore për një pjesë të rrugëve me çka kontraktuesit iu hap front i gjerë për punë.

“Me ndërtimin e rreth 110 kilometrave seksione të reja të autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10-D, përmes këtij projekti japim stimul shtesë në ekonominë vendore dhe ndërtimtari. Kemi progres të shkëlqyer deri më tani. Qeveria tashmë ka sjellë vendime për miratimin e projekteve infrastrukturore të një pjese të rrugëve për Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe për Prilep – Manastir, që domethënë se i hapëm front të madh për punë kontraktorit. Ndërtimi i projekteve të tilla të mëdha nuk është i lehtë, në teren paraqiten shumë sfida, por sigurojmë se të gjithë në maksimum investohemi që t’i arrijmë qëllimet e hartuara në shtet”, e ai është rrjet rrugor zhvillimor, modern dhe cilësor”, tha Boçvarski.

Sipas kontraktorit të projektit, deri më tani janë lidhur më shumë se 360 marrëveshje me kompani nënkontraktore, ndërsa mbi 75 për qind e atyre firmave janë nga Maqedonia e Veriut. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share