Në një reagim ndaj një lajmi të rrejshëm që është përhapur në rrjetet sociale, aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka sqaruar çdo dyshim në lidhje me shëndetin e saj.
Matoshi, përmes një InstaStory, ka dhënë një përgjigje të vendosur ndaj spekulimeve dhe ka shfrytëzuar rastin për të theksuar sfidat që ballafaqojnë ata që janë të përfshirë në punë publike.
“Sa më shumë të punoni, aq më shumë do të jeni të sulmuar”, shkroi Matoshi në InstaStory, duke shuar çdo thashethem për “vdekjen” e saj. Ajo vijon të shprehet rreth ndikimit që suksesi i saj ka te të tjerët, sidomos tek ata që nuk dinë të vlerësojnë përpjekjet dhe arritjet e një personi.
Me një qëndrim mbrojtës dhe në të njëjtën kohë falës ndaj njerëzve që janë mashtruar nga lajmet e rreme, Matoshi e përdor këtë situatë si një mundësi për të bërë thirrje për sjellje të ndershme dhe vepra të mira. “Unë personalisht i fal njerëzit që bien pre e gënjeshtrave rreth meje. Nuk kam vdekur akoma, edhe pse më kanë shpallur të vdekur” ,thotë ajo me vendosmëri.
Kjo nuk është hera e parë që publiku përballët me lajme të rreme në rrjetet sociale, të cilat shpesh shkaktojnë ankth dhe keqkuptime.
Matoshi i përdor këto momente si një mësim për të tjerët dhe për të forcuar nevojën për të kërkuar dhe përhapur të vërtetat, si dhe për të ruajtur integritetin personal përballë sfidave.