E rrallë, lind fëmija 7 kilogram në Kili

Foshnja ndodhet në kujdes intensiv, i porsalinduri është më i madhi i regjistruar 

Një fëmijë  rreth 7 kilogram e 105 gram dhe 57 centimetër i gjatë  ka gëzuar një familje në Kili.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas mjekes obstetër Marcia Venegas, ky mund të jetë foshnja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalindur tjetër që peshonte më shumë se 6 kilogramë.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje e tillë dhe një i porsalindur të peshojë më shumë se 7 kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri më i madhi i regjistruar më herët ka qënë 6.7 kilogramë”, deklaroi mjekja Marcia Venegas.

Fëmija  sipas mjekëve tanimë ka një peshë që i afrohet njëvjeçari. Emocionet e prindërve ishin të përziera pasi shumë prej tyre që kanë këtë peshë përballen me rreziqe si  sheqeri i ulët në gjak, verdhëza dhe rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

“Unë jam gjithashtu i trishtuar, por edhe i mbushur me emocione, sepse nuk e mendoja se fëmija im do të kishte në një situatë kaq komplekse”, tha babai i fëmijës, Lius Contreras.

Foshnja lindi në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital për shkak të komplikimeve shëndetësore. Nëna qëndron e shtruar në spital dhe është në pritje për t’u ribashkuar me fëmijën e saj.

Sipas njoftimit të spitalit, ndonëse gjendja e foshnjës është e rëndë dhe ndodhet në zonën e terapisë intensive./KlanNews

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share