E rëndë në Kenia, shpërthimi i gazit shkakton 3 viktima dhe 300 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka shkaktuar 3 viktima dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë. Zëdhënësi i qeverisë në Kenia tha se një kamion me gaz gjatë mbrëmjes së djeshme shpërtheu duke shkaktuar përhapjen e madhe të flakëve.

Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, me banesa, biznese dhe makina të dëmtuara pasi zjarri shpërtheu pranë blloqeve të banimit. Zona është rrethuar dhe po hetohet për shkaqet e shpërthimit.

 

Sipas shefit të policisë së vendit, një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të gazit mund të rritet.

Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por autoritetet më vonë sqaruan se një kamion kishte shpërthyer në oborr. Rreth 10 kamionë u dogjën plotësisht brenda zonës ku ndodhi shpërthimi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share