Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin në San Felice a Cancello, në provincën e Casertës, në Itali. Një 30-vjeçar shqiptar raportohet ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur gjatë një gindjeje mes të dyve rreth orës 05:00 të mëëngjesit të kësaj të mërkure.
Ajo që e bën tragjedinë edhe më të rëndë është fakti që akti brutal ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tyre të vegjël, vetëm 4 dhe 6 vjeç.
Autori i krimit është ndaluar menjëherë nga forcat e rendit, dhe është dërguar në komisariat, ku po mbahet në pritje të hetimeve nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere.
Ndërkohë, fëmijët, që u bënë dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm, po u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe sociale nga autoritetet përkatëse.