Lëvizja Besa ka reaguar ndaj BDI-së në lidhje me kryqin në Kodrën e Diellit, përcjell KlanM.
Sipas Besës, të gjitha aktivitetet për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit i ka bërë BDI, duke shtuar se, sipas tyre, fajin duan tja vënë Lëvizjes BESA.
“Njëjtë sikur ua vendosnin fajin shqiptarëve kur i rrihnin nxënësit nëpër autobusë, për rastin ‘Alfa’, rastin ‘Monstra’, Kalanë dhe shumë raste të tjera. Imagjinoni, BDI ka aranzhuar gjithë aktivitetin, duke u koordinuar me Gruevskin, duke e planifikuar me Vuçiqin e duke e zbatuar me Zaevin e Kovaçevskin. BDI mendon se qytetatët harrojnë se ajo bashkë me VMRO-DPMNE-në qeverisi për dhjetë vite, ku e bashkë planifikuan projektin ‘Shkupi 2014’, kryqet nëpër gjithë fushat e kodrat e Maqedonisë dhe pasi i realizuan një pjesë të këtyre skenarëve edhe me LSDM-në dëshirojnë që fajin tja vendosin Lëvizjes BESA! Ne si Lëvizja BESA deklarojmë me përgjegjësi më të lartë se nuk kemi asnjë lidhje me vendosjen e kryqit dhe nuk do e pranojmë vendosjen në Kodrën e Diellit. BDI të jap llogari, se çfarë plane tjera bën me Gruevskin dhe Vuçiqin?
Po ashtu mos na shesin moral më tej sepse i doli në shesh loja dhe del qartë se ‘prostituta’ po na shet moral”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia