Konsiderohej të ishte ylli parasezonal, por Cristiano Ronaldo prish festën sportive në Kinë. Portugezi ka pësuar një dëmtim muskular, duke humbur mundësinë për të qenë i gatshëm për dy miqësoret e luksit që Al Nassr kishte projektuar në tokën kineze.
Një fakt që detyroi klubin arab për t’i shtyrë, pasi tifozët kishin prenotuar biletat e sfidave të Al Nassr me Shanghai Shenhua dhe Zhejiang për të parë në aksion atraksionin më të madh të tyre.
“Në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Kam luajtur 22 vite futboll dhe jam një lojtar që nuk kam shumë lëndime. Kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nasër erdhëm në Kinë për të shijuar sfidat. Unë kam ardhur në Kinë që nga sezoni 2003-2004, kështu që ndihem si në shtëpinë time këtu. Ndjehem sikur jam gjithmonë i veçantë. Ndihem i trishtuar. E di që edhe ju jeni të trishtuar, veçanërisht njerëzit që më pëlqejnë, por ne duhet ta shohim këtë në një këndvështrim pozitiv. Ndeshjet nuk janë anuluar, por shtyrë”.
Vendim që tregon edhe njëherë impaktin e Ronaldos në botën e futbollit. 5 herë fituesi i Topit të Artë mbetet ende një lider në fushën e lojës, duke ndryshuar totalisht imazhin e skuadrës së Al Nasër.
Klan News