Sistemi shëndetësor publik e lë në rrugë gruan e moshuar
Katër muaj po qëndron e shtrirë në këtë krevat dhe pa kujdesin e duhur mjekësor. E kjo jo se dikush po e mban peng në këtë shtëpi, por sepse nuk po e pranojnë që të shtrihet në spital.
Golgota e Zorës dhe e burrit të saj Gocës ka filluar para 7 muajve, kur janë paraqitur probleme shëndetësore. Sistemi publik shëndetësor i ka lënë në rrugë. Udhëzimin për në neurologji, e i dërgojnë në toksikologji. Udhëzim tjetër për gjeriatri, e aty u thonë që nuk ka vend.
“Përse e dërguan në toksikologji?
Udhëzimi ishte për në neurologji. Këtu është i gjithë problemi. Udhëzimi ishte për neurologji? Po…Kush ju tha që të shkoni në toksikologji? Doktoresha që ishte kujdestare në neurologji. Ajo e bëri këtë punë sepse ndoshta edhe do të shpëtonte. Tanimë është vonë. Përse i ka këmbët e ftohta? Nëse të pëlqen kështu në rregull, nëse jo mere prej këtu…E kisha patjetër që të heshtë. Pas një kohë më thonë që ta marrë”, sqaron Goce Nestorovski
E se si e kanë larguar nga toksikologjia nuk është asgjë tjetër përpos mungesës së respektit për jetën e një njeriu nga ana e stafit mjekësor.
“Në ndërkohë mu lajmërua doktoresha. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, nëse dëshiron edhe le të më padis. Më lajmërohet personalisht doktoresha Zhanina në numrin tim dhe më thotë: Të vish dhe ta marrësh gruan ose do të lajmërojmë në shërbimet për punë sociale…Unë i thash unë tani do ti informoj mediat. Ajo më thotë: Nëse thirr media, ne do të paraqesim në polici se e ke helmuar…Kam udhëzim për në gjeriatri, ja ku është dokumenti se është për atje. Më thonë që nuk ka vend”, thotë Goce Nestorovski.
Goce është i vetëdijshëm që bashkëshorten e ka humbur por e ka vetëm një dëshirë, që ajo ti jetojë ditët e fundit me kujdes adekuat mjekësor që do t’ia lehtësonin sadopak gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet.
Në lidhje me rastin, Klan Maqedoni kontaktoi drejtorinë e Klinikës së toksikologjisë, por nga atje deri më tani nuk kemi marrë përgjigje./KlanMacedonia
Përgatitën: Arbana Q. Klimenta dhe Furkan Saliu