Një foshnje 3-mujshe është sulmuar për vdekje nga qeni-ujk hibrid i familjes në Alabama. BBC News raporton se foshnja ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve që u shkaktuan nga kafsha.
“U konfirmua se një nga fëmijët tanë u vra nga një kafshë dhe nuk iu rezistoi plagëve të marra derisa u dërgua në spital”, tha kryebashkiaku Tony Picklesimer në një deklaratë.
Policia njoftoi se u thirrën në shtëpinë e foshnjës pasi morën një telefonatë për sulm kafshësh. Më pas foshnja u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur për shkak të plagëve të marra nga sulmi.
Policia e përshkroi kafshën si një “hibrid ujku” që mbahej nga familja e foshnjës si kafshë shtëpiake teksa thanë se vazhdojnë hetimet në lidhje me rrethanat që çuan në vdekjen e foshnjës.Kryebashkiaku Picklesimer deklaroi për CBS se kishte fëmijë të tjerë brenda shtëpisë në kohën e incidentit.
Por çfarë është një hibrid ujku dhe a janë të ligjshëm për t’u mbajtur si kafshë shtëpiake?
Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Ujkut në Minesota, një hibrid ujk-qen është i vogli i një qeni shtëpiak dhe një ujku të çiftëzuar. Ekspertja Narvaez tha se zotërimi i një qeni ujku hibrid si kafshë shtëpiake mund të jetë sfiduese për shkak të sjelljes së tyre komplekse dhe të paparashikueshme.
Ligji federal në SHBA i klasifikon hibridet e ujkut si kafshë shtëpiake, duke e bërë të ligjshme zotërimin e tyre si kafshë shtëpiake./tvklan.al