E Majta akuzon VLEN-in dhe ZNAM-in për bashkëpunim lidhur me punësimet! “Avokojnë për heqjen e Balancuesit, në anën tjetër zbatojnë kontrata për punësime partiake”

Partia opozitare e Majta e Dimitar Apasievit përmes një komunikate për media ka akuzuar partnerët e Koalicionit VLEN dhe ZNAM  për bashkëpunim.

Këto ditë është bërë e ditur një dokument skandaloz se Maksim Dimitrievski si kryetar i Komunës së Kumanovës ka lidhur memorandum për bashkëpunim me “Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën”. Anëtarët e këtyre partive, me nga një këshilltar të zgjedhur, marrin pjesë 30% në institucionet komunale dhe ndërmarrjet publike, në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të tyre – që vetëm konfirmon etnopolitizimin e institucioneve dhe tejkalon përmasat e përcaktuara me Marrëveshjen katastrofike të Ohrit! Përderisa formalisht avokojnë për heqjen e balancuesit  VLEN dhe ZNAM, zbatojnë kontratat me punësime partiake në bazë të kuotave, duke pranuar kështu de facto manipulimin e konkurseve për drejtorët që zgjidhen ligjërisht me shpallje publike. Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e lojërave prapa skenave pas dyerve të mbyllura. Ndërsa në publik shohim sesi ZNAM distancohet nga politikat shoviniste të “VREDI”, bashkëpunimi perfekt pas dyerve të mbyllura është krejtësisht i dukshëm.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share