E-maili i MASH-it: Mbërrijnë ankesat e para për dhunë nëpër shkolla!

MINISTRI SHAQIRI TAKON NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME TË STRUGËS

Dhjetëra mesazhe kanë mbërritur në adresën e re elektronike të Ministrisë së Arsimit, [email protected] në gjuhën maqedoni dhe [email protected] në gjuhën shqipe, që kanë të bëjnë me dhunën në shkollë, njofton KlanM.

Në komunikatë thuhet se një pjesë e mesazheve kanë të bëjnë edhe me probleme me ish-profesorë dhe sygjerime se si të parandalohet dhuna midis fëmijëve të moshës shkollore.

“Cdo denoncim do të hetohet dhe do të merren masa adekuate” – kanë thënë nga Ministria e Arsimit, njofton KlanM.

“Në adresat elektronike në dy gjuhë gjatë dy ditëve të fundit kanë arritur dhjetëra mesazhe. Disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, ndërsa ka edhe ish-profesorë, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore”, thonë nga MASH.

Gjatë së dielës, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, sic njofton KlanM, është takuar me nxënës të shkollës së mesme “Niko Nestor” të Strugës, ku janë diskutuar problemet dhe parandalimi I dhunës nëpër shkolla. Ministri Shaqiri e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme diskutimin e shpeshtë me nxënësit.

“Vetëm mirësia, respekti i ndërsjellë dhe sjellja tolerante mund të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi shkollor paqësor në të cilin ju të rinjtë do t’i përkushtoheni mësimit dhe të konkurroni me njohuritë, në vend që të pranoni trende që mund të çojnë në cënimin e raporteve të ndërsjella dhe defokusimin nga thelbi i procesit edukativo-arsimor” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sic percjell KlanM, do t`i propozojë Qeverisë vlerësimin urgjent të situatës dhe rreziqeve të sigurisë, me qëllim të uljes së të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme nëpër hapësirat shkollore për nxënësit dhe mësimdhënësit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share