Më 12 Mars, Ciara shkoi në festën e çmimeve Oscar të organizuar nga “Vanity Fair” me një fustan të thurur nga Dundas dhe taka nga Santoni. Fustani ishte një copë e zezë e tejdukshme, e zbukuruar me gurë që ‘përqafonte’ hiret e këngëtares.
Fustanet e tejdukshme kanë mbizotëruar vitet e fundit në tapetin e kuq dhe pasarelat e modës, madje në këtë event nuk munguan disa të tillë. Modelja Alessandra Ambrosio veshi një fustan Dundas në këtë rast:
Daisy Edgar-Jones në një fustan të tejdukshëm Gucci:
Emily Ratajkowski zgjodhi një fustan të bardhë nga Feben:
Veç fustaneve të tejdukshme, pati edhe të tjerë shumë më të guximshëm si ky komplet dypjesësh i veshur nga Hunter Schafer.
Apo kjo bluze e tejdukshme nga Cartier që zgjodhi aktorja Zoe Saldana.
Megjithëse shumë prej këtyre zgjedhjeve u duartrokitën, asnjëri nuk shkaktoi reagimin që solli fustani i Ciara. Emri i saj u kthye në trend në rrjete sociale dhe mori mjaft kritika që tregoi fizikun e përsosur.
Ndaj këngëtarja vendosi që të gjithave t’iu përgjigjej në një video të postuar në Tik Tok. Duke përdorur një efekt zanor sikur paparacët kërkojnë ta fotografojnë, ajo eci në një tapet të kuq imagjinar mbështjellë me një çarçaf të bardhë që e valëviste dhe pozonte për ‘kamerat’.
“Kritika selektive”, shkroi ajo në video./tvklan.al