Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur futbollisti i ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi.
Sipas FFK-së, ai nuk mundi t’i përballojë një sulmi kardiak edhe pse ndihma mjekësore iu ofrua menjëherë, raporton Zeri.info.
Kjo ndodhi në ndeshjen mes A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve,
“Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit”, thuhet në njoftim.