“E keqja e përbashkët është shumë më e madhe” – Kasami tregon se si u pajtua me Gashin dhe Mexhitin!

E keqja e përbashkët është shumë më e madhe se egot dhe kapriçot personale. Kështu ka deklaruar Bilall Kasami në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, i pytur për pajtimin me dy liderët e tjerë të partive opozitare, Afrim Gashin dhe Izet Mexhitin.

“Bashkimi jonë është bashkim konceptual, bashkim programor, bashkim i ofertës që e ofrojmë. Pra, nuk ka të bëjë këtu se si e sheh Bilall Kasami, Izet Mexhitin apo Afrim Gashin dhe si e shohin ata Bilallin”, tha Kasami.

Më tej, sipas Kasamit, të tre krerët e partive kanë konstatuar se ajo qasja drejt zgjedhjes së problemeve ka qenë e përbashkët, ndërsa hallet e qytetarëve, sipas tij, kanë qenë shtysa më e madhe për t’u bërë bashkë.

“Ne jemi njerëz dhe në momente të caktuara kërkojmë zgjidhje të caktuara dhe këto zgjidhje mund të kenë qenë të ndryshme në periudha të caktuara edhe me Izet Mexhitin edhe me Afrim Gashin. Ne veçmë e kemi parë se çfarë do të thotë të shkosh i ndarë në zgjedhje dhe e kemi kuptuar se vetëm bashkimi mund të na forcojë dhe se vetëm bashkimi mund ta bëjë ndryshimin dhe prandaj kemi tejkaluar vetveten”, deklaroi kasami në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share