E ironizoi? Majk e thotë troç: Dafina Zeqiri nuk krahasohet me mua!

Majk, një ndër artistët më në zë, duket se nuk është kursyer aspak në përgjigjet e tij teksa ka qenë i ftuar në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Edhe kjo natë ka qenë me shumë argëtim e të pathëna.

Majk ka realizuar sfidën e ‘Paintball’, ku teksa kishte të radhitur në tabelë emrat e artistëve më në zë dhe bashkëpunëtorëve të tij, duhet të qëllonte me armë me ngjyra, fotografitë e secilit.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej artistëve në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk. Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna. Megjithatë ai për këtë pyetje zgjodhi Dafinën./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share