Brooke Goodwin është një vajzë amerikane, e cila është e dashuruar me Shqipërinë dhe kulturën e vendit tonë. E ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan në një lidhje Skype, Brooke foli në shqip dhe tregoi edhe se është e dashuruar. Ditën e diel ajo postoi një video në Tik Tok ku shpalosi hapur dashurinë e saj ndaj këngëtarit Ylli Limani. Sigurisht, videoja është vetëm një shaka dhe Brooke thotë se “Ylli nuk e di akoma” për dashurinë e saj.
Katerina Trungu: Ke marrë ndonjë reagim prej tij apo jo?
Brooke Goodwin: Nga ai?
Katerina Trungu: Me Yllin, po.
Brooke Goodwin: Ai nuk e di që unë ekzistoj, jam e sigurtë. Ai është një person i mirë, besoj unë. Edhe kur e shikon në televizor, ai asnjëherë nuk thotë një fjalë të keqe për njerëzit, bën muzikë nga zemra dhe jam e sigurt, ai nuk e di që ekzistoj unë.
Brooke i dërgon edhe një mesazh nga larg këngëtarit të njohur, shoqëruar me një ftesë.
Brooke Goodwin: Në qoftë se ai shikon këtë, vetëm dua t’i them përshëndetje, je shumë i mirë, më pëlqen muzika jote. Hajde në Ohajo./tvklan.al