“E ardhmja evropiane” – kryeministri takoi liderët e koalicionit qeveritar

Kovaçevski thirrje VNRO-DPMNE-së: Të sigurojmë bashkë të ardhmen evropiane

Takimet në SHBA, ndryshimet kushtetuese dhe e ardhmja e vendit, ishin temaq që Kryeministri Dimitar Kovaçevski I diskutoi në mbledhjen e përbashkët me partnerët qeveritar. Të gjitha kushtëzimet apo mospajtimet që u shpërfaqën në opinion nga partnerët qeveritar, Kovaçevski tha se do ti tejkaloj përmes dialogut. I bëri thirrje opozitës maqedonase që ti mbështes proceset që sigurojnë të ardhmen evropiane.

“Opozita nuk ka nevojë të më mbështesë mua. Ajo duhet të mbështesë të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë…Bëj thirrje për përgjegjësi politike. Ftoj të gjitha partitë dhe aktorët shoqërorë që t’i bashkohen realizimit të synimeve strategjike të shtetit. Le të marrim vendimet së bashku dhe të sigurojmë së bashku të ardhmen evropiane. Të votojmë së bashku për Evropën, për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veritu, sepse nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Opozita përsërit qëndrimin se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Dimitar Kovaçevski menjëherë, që sot, t`i dorëzojë në Kuvend propozimet për ndryshimet kushtetuese, që të përballet me faktin se nuk ka shumicë prej dy të tretave. Dhe, kur nuk do të kalojnë ndryshimet kushtetuese Dimitar Kovaçevski duhet të jep dorëheqje të parevokueshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Kryeministri Kovaçevski hodhi poshtë mundësinë e dorëheqejs së tij në rast të mos miartimit të ndryshiemve kushteutese. Ai tha se çështja e drejtimit të qeverisë ka të tjera kompetenca, kurse çështja e ndryshimeve kushtetuese është obligim I dy të tretës së përfaqësuesve në Kuvend./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share