E ardhmja e Alternativës? – Ky është qëndrimi i partisë së Afrim Gashit

Kryesia më e ngushtë e AlternAtivA-s është në koordinim të vazhdueshëm, thonë nga partia e Afrim Gashit, duke shtuar se janë duke i shqyrtuar me vëmendje të gjitha rrethanat të cilat, sipas tyre, i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian.

Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, bëjnë me dije se dikush po e nënçmon performancën e tyre të para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare dhe përzgjedhjen e Dimitar Kovaçevskit si kryeministër, me çka sipas tyre, u siguruan bisedimet me BE-në.

“Në përputhje me përcaktimet statusore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë. Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e AlternAtivës. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë. Nuk do të lejojmë minimum hapësirë që AlternAtivA në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme”, përfundon reagimi i alternativës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share