Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy shtetas të huaj.
Nga MPB thonë se të njëjtit dyshohen për mashtrim në Maqedoninë e Veriut.
“Më datë 10.11.2022, në ora 14:30 në Stacionin Policor të Prilepit janë ndaluar G.T.(61) nga Republika e Rumanisë dhe G.I.(21) nga Republika e Hungarisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ” mashtrim”, të cilët janë transportuar me automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të drejtuar nga I.S.(48) nga Shkupi”, thonë nga MPB.