Dyshimet për hakerimin e mesazheve private të Liz Truss nga rusët, qeverisë britanike i bëhet thirrje për hetim

Qeverisë britanike i është kërkuar të hapë një hetim mbi pretendimet se celulari i ish-kryeministres Liz Truss ishte hakuar ndërsa ajo ishte Sekretare e Jashtme e Britanisë së Madhe. “Mail” raportoi se mesazhet private midis Truss dhe zyrtarëve të huaj, përfshirë luftën në Ukrainë, ranë në duart e të huajve.

Gjithashtu “Mail” raportoi se mesazhet private të shkëmbyera midis Truss dhe Kwasi Kwarteng, të cilin ajo e emëroi kancelar kur u bë kryeministre, u zbuluan gjithashtu nga hakimi i supozuar.

“Ka çështje jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë kombëtare të ngritura nga një sulm si ky nga një shtet armiqësor, i cili duhet të merret jashtëzakonisht seriozisht nga agjencitë tona të inteligjencës dhe sigurisë. Ekzistojnë gjithashtu pyetje serioze të sigurisë rreth asaj se pse dhe si ky informacion është rrjedhur ose lëshuar tani, të cilat gjithashtu duhet të hetohen urgjentisht”, tha sekretarja e brendshme Yvette Cooper.

“Mail” raportoi se agjentët e dyshuar se punonin për Rusinë ishin përgjegjës për hakerimin e supozuar, duke cituar burime të paidentifikuara./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share