Dyshime për dëftesa false? – Padi penale për punonjësin e një shkolle në Tetovë

Një sërë shkeljesh janë konstatuar nga Inspektorati i Arsimit gjatë kontrollit të kryer në një shkollë të Tetovës, përcjell Klan Macedonia. Si pasojë është ngirtur padi penale për një të punësuar të shkollës për “pakujdesi” në kryerje të profesionit.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.Gj.(61) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘punë nga pakujdesia në shërbim’. Gjatë kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional ‘Mosha Piade’ në Tetovë, janë konstatuar parregullsi në dhënien e dëftesave për vitin e parë dhe të dytë të kryer të J.A.(45) nga Tetova, gjegjësisht lëshimi i dëftesës së përfundimit të vitit të dytë është përpara datës së lëshimit të dëftesës së vitit të parë. Parregullsi janë konstatuar edhe në librin kryesor për regjistrimin e nxënësve me korrespondencë për vitin 2001/2002, gjegjësisht janë bërë korrigjime në vitin e dhënies së provimeve pa nënshkrimin e drejtorit dhe vulën e shkollës. Nga këqyrja e librit kryesor për vitin shkollor 2002/2003, u konstatua se J.A. nuk i është lëshuar vërtetimi për kryerjen e vitit të tretë dhe është regjistruar në vitin e katërt dhe ka dhënë tri provime nga i njëjti vit para se të mbaronte vitin e tretë”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share