Dyfishim i rasteve me Covid në Shqipëri

Mjekja: Pacientët paraqiten me temperaturë të lartë por jo me atë prekje pulmonare që kemi pasur në fillim

Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë ka nisur një valë e re e infektimeve nga koronavirusi. Rritja e infektimeve nisi nga fundi i muajit Qershor, por edhe gjatë ditëve të para të muajit Korrik, shikohet një dyfishim i rasteve aktive por edhe i shtrimeve në spital.

Sipas mjekëve të spitalit Covid 3, në krahasim me shtrimet e valëve të mëparshme, pacientët nuk kanë problematika shumë të theksuara respiratore.

“Predominon temperaturat e larta të zgjatur dhe me dite, dhimbje fyti. Duke qenë se një pjesë kanë sëmundje të tjera, gjendja i është agravuar. Por nuk kemi atë prekje pulmonare që kemi pasur në fillim”, thotë mjekja Esmeralda Meta.

Mjekja thotë se mes të shturave nuk mungojnë as moshat e reja mbi 30 vjeç ndërsa dominojnë të pavaksinuarit.

Apeli i bluzave të bardha është për një kujdes të shtuar të qytetarëve si dhe vaksinim.

Bluzat e bardha thonë se mes pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv nuk raportohen raste riinfektimi të dokumentuara nga koronavirusi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share