Nga Komuna e Haraçinës kanë dalur me një njoftim se për shkaqe sigurie komuna do të mbyllet përkohësisht sepse pas kërcënimeve ndaj kryetarit Ridvan Ibrahimi, administrata dhe të punësuarit nuk ndjehen të sigurtë.
Gazetari i Klan Maqedoni ishte në vendin e ngjarjes ku shihen se dyert e komunës janë të mbyllura dhe disa qytetarët nuk e dinë për çka bëhet fjalë dhe cilat janë arsyjet e mbylljes.
Kryetari i Komunës, Ridvan Ibrahimi sipas informacioneve të Klan M në ora 11:00 do të del me pres për të sqaruar opinionin për ngjarjet e fundit. /KlanMacedonia/