Familijarët kërkojnë drejtësi, nuk mund t’i ndalin lotët
Kur shteti po feston, familijarët dhe një pjesë e qytetareve të Tetovës po kërkojnë drejtësi pikërisht në këtë ditë kur po bëhen dy vjet nga djegja e spitalit modular në Tetove ku humben jeten 14 persona.
“Në këtë vend në spitalin modular sot ashtu sikur dy vite më parë po i kujtojmë britmat dhe të qarat e familijarëve. U dogjën para syve tanë dhe ishim të pafuqishëm t’i shpëtojmë”.
“32 vjet shtet, 32 vjet korruspion që vret”, mbanin pankartë familjarët e viktimave të cilët e udhëheqnin masën e qytetarëve që protestonin.
Ata nuk mund t’i mbajnë lotët dhe mllefin përshkak mosndëshkimin e fajtorëve 00012 09:50,
Protestuesit fillimisht nuk u lejuan të afrohen pranë dyerve të Gjykatës.
E pastaj u lejuan.
Kërkesat e protestuesve është që të hapet procesi gjyqësor për shkaqet e zjarrit, rishqyrtimi dhe i vendimeve nga hetimi paraprak në Gjykatën e Tetovës, shkarkimi i kryeprokurorit Joveski së bashku me prokurorët e Tetovës.
Ndryshe IRL publikoi dokumentacion ku shihet se kompania që ka bërë ndërtimin e spitalit modular nuk ka respektuar standardet e parapara të ndërtimit. Rasti është akoma në fazë parahetimore dhe prokuroria nuk ka asnjë emër të asnjë personi të dyshuar. Për këtë rast ish drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me nga 1 vit e gjysmë burg, me kusht./KlanMacedonia