Dy vëllezërit në Shkodër u vënë zjarrin makinave me porosi

Elvis dhe Klevis Serraj janë dy vëllezërit që janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për zjarrvënie.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, ata u kanë vënë zjarrin dy makinave për porosi të një 37 vjeçari më 30 Tetor 2024. Edhe porositësi është shpallur në kërkim nga blutë.

“Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies. Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi për djegien e makinave. Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”. Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga  shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share