Dy producentët kosovar tregojnë detaje nga filmi “Adnan Kafazi” që do jetë premierë në Shkup

Filmi i metrazhit të gjatë aksion-komedi “Adnan Kafazi” me regji nga Genc Berisha dhe produksion nga Besart Sllamniku, sonte do të shfaq premierën në kinematë Cineplexx në Shkup.

“Adnan Kafazi” trajton temën e krimit dhe korrupsionit përbrenda një qyteti, përmes së cilëve synohet kontrolli territorial. Kurse në rolet kryesore luajnë aktorët Armend Baloku, Muhamed Arifi, Besart Sllamniku, Ylber Bardhi, Armond Morina, Arta Muçaj, Edona Reshitaj, Dukagjin Podrimaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu dhe Xhejlane Tërbunja.

Postproduksioni i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share