Dy persona janë vrarë të hënën në Zvicër.
Ngjarja tragjike ndodhi në Sion, kryeqytet i Kantoni të Valaisit.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, i dyshuari Raphael B, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, ku të vdekur mbetën një burrë 49-vjeçar dhe një grua e moshës 34-vjeçare, e cila u gjet në një parking, transmeton Klankosova.tv
Si rezultat të këtij incidenti, ka pasur edhe të plagosur.
I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por që u kap nga policia pasditen e së hënës në rajonin e “St Leonard”.
Mbi 120 policë, ishin të angazhuar në operacionin për kapjen e 36 vjeçarit.
Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me rastin.
Policia akoma s’ka bërë të ditur motivet e krimit.
Por, autori thuhet se i ka njohur viktimat e tij.