Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zvogëlohen me shpejtësi. Andaj edhe OKB-ja tha se fokus tani është kalimi nga operacionet e shpëtimit në strehim, ushqim dhe shkollim.
Megjithatë, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv
Një 17-vjeçar dhe një burrë i paidentifikuar u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në provincën Kahramanmaras të Turqisë, gati 198 orë që nga tërmeti i parë që goditi zonat në Turqi dhe Siri.