Dy miqësoret e marsit/ Përfaqësuesja e RMV-së nis përgatitjet në Antali

Reprezentacioni A i Maqedonisë së Veriut në futboll, në Antali është duke i zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të marsit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, dje në orët e  mbrëmjes, me formacion të kompletuar ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Antalia, në pritje të dy ndeshjeve miqësore kundër Moldavisë dhe Malit të Zi,  që në fakt paraqesin parapërgatitje pë edicionin e radhës të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe, Armenisë dhe Letonisë .

Në këto ndeshje pritet shumë nga sulmuesi Miovski, i cili është në formë të mirë në fanellën e Aberdinit në kampionatin skocez.

“Unë gjithmonë jap 200% për klubin dhe kombëtaren, sigurisht që do të jem shumë i lumtur të filloj të shënoj edhe në kombëtare, është një ndjenjë tjetër kur shënon gol për kombëtaren dhe shpresoj dhe shpresoj që unë do ta shfrytëzoj rastin nëse më jepet rasti”, tha Bojan Miovski.

Sipas Miovskit në kampin e reprezentuesve mbretëron atmosferë e mirë.

Është gjithmonë një ndjenjë e mrekullueshme kur rikthehemi në fanellën e kombëtares. Është mirë që shihemi pas një periudhe të gjatë kohore dhe ne i shikojmë pozitivisht ndeshjet e ardhshme. Nëse synojm të luajmë në një kompeticion të madh, duhet të luajmë me kombëtare të shkëlqyera dhe në ndeshje kontrolluese. Moldavia dhe Mali i Zi dhe më pas Kroacia në qershor janë një provë e madhe për ne, duhet të bëjmë më të mirën, të dëgjojmë udhëzimet e trajnerit, të fokusohemi te strategjia dhe sigurisht të luajmë për ciklin e ardhshëm”, tha Miovski.

Ndeshja e parë miqësore Maqedionia e Veriut – Moldavi do të zhvillohet  të premten me 22 mars me  fillim në ora 15:30, ndërsa  ndeshje e dytë miqësore kundë Malit Zi do të zhvillohet të hënën me  25 mars me fillim në ora 18:00.

Në qershor, Maqedonia e Veriut do të luajë edhe dy ndeshje të tjera, kundër Kroacisë në Rijeka dhe ndaj Çekisë në Pragë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share