Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë informacion të plotë ndaj McGonigal, i japin afat FBI-së deri me 16 Shkurt

Dy nga kongresmenët amerikanë, përkatësisht Jim Jordan dhe Matt Gaetz kanë kërkuar informacion të plotë hetimor për Charles McGonigal. CBS News bën me dije se kongresmenët kërkojnë informacion nga FBI lidhur me të gjitha takimet, komunikimet dhe personat që kanë punuar me ish-agjentin gjatë kohës që ai ishte në detyrë.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor Jim Jordan dhe deputeti Matt Gaetz në një letër drejtuar kreut të FBI-së Chris Wray kërkojnë që hetimi të mbarojë më 16 Shkurt të këtij viti, fiks në orën 5 mbasdite.

Më poshtë letra e plotë e kongresmenëve drejtuar FBI:

Republikanët po kërkojnë gjithashtu një konferencë për të diskutuar hetimin e FBI-së për McGonigal, i cili akuzohet se u ka dorëzuar rusëve dokumente të klasifikuara të Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë se ndaj McGonigal rëndojnë disa akuza nga Gjykata Federale në New York, më kryesorja qëndron te bashkëpunimi i tij me Oleg Deripaskën (një manjat rus i lidhur me Vladimir Putin).

Deripaska ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018 dhe prokurorët federalë pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus që u bë shtetas amerikan, punuan për Deripaska për të hetuar një oligark rival rus të paidentifikuar në vitin 2021.

McGonigal po përballet gjithashtu me akuza federale në Uashington, DC, në lidhje me të paktën 225,000 dollarë para të gatshme që ai dyshohet se ka marrë nga një person me interesa biznesi në Evropë dhe që ka punuar për një shërbim të huaj inteligjence.

Jordan dhe Gaetz kërkojnë që Wray t’i dorëzojë komitetit të gjitha të dhënat dhe komunikimet që do të dalin nga hetimi i gjithanshëm./tvklan.al

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share